Banorët e fshatit Hokse në Nepal janë aq të varfër, sa që të gjithë ata kanë shitur nga një veshkë, e për shkak të këtij fenomeni, Hokse tashmë quhet “fshati i veshkave”.

Vazhdimisht ky fshat është vizituar nga trafikantë të organeve njerëzore, të cilët shfrytëzojnë nevojën për para të personave. I bindin ata që të udhëtojnë deri në jug të Indisë për të hequr një veshkë, që më pas e nxjerrin në shitje në tregun e zi.

Shumë herë banorët e fshatit janë gënjyer, duke iu thënë se ata kanë nevojë për një operacion dhe veshka u është hequr pa u thënë gjë.

Në rastet kur ata e heqin me vetëdije, marrin një shpërblim prej dy mijë dollarësh, shifër modeste, por nuk kanë munguar edhe rastet kur ata janë paguar vetëm 150 euro.