Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka befasuar me një gjest të tij. Presidenti ishte duke mbajtur fjalim në parlamentin e Venezuelës gjatë kohës kur po luhej ndeshja Sporting Gijon-Barcelona.

Duke e ditur se Maduro është fans i Barcelonës, dikush nga të pranishmit e njoftoi atë se ka shënuar gol Barcelona.“Rroftë Katalonja, rroftë Messi” ishte përgjigja e Maduros. Më pas presidenti e bëri atraktiv parlamentin duke i pyetur deputetët nëse janë më shumë me Barcelonën apo Realin.