Seanca plenare e sotme në Kuvendin e Kosovës ka nisur sërish me tension dhe me atë që është bërë e zakonshme tashmë, me hedhje gazi lotsjellës.

Në rendin e ditës janë parashikuar diskutime për një sërë projektligjesh që kanë të bëjnë kryesisht me liberalizimin e vizave.

Por, ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita e ka bllokuar edhe seancën e sotme. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, mbajti i pari një fjalim në foltore, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Menjëherë pas kësaj, deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës, duke e bërë të pamundur vijimin e seancës.