Ndoshta ky është momenti i parë që mund të shihni Papa Françeskun të humbasë durimin në publik.

Ati i Shenjtë po përshëndeste besimtarët që kishin dalë në rrugë për ta pritur në qytetin Morella, Meksikë, por në një moment një prej tyre e ka tërhequr fort, duke rrezikuar ta rrëzonte mbi një person me aftësi të kufizuara.

Papa e ka puthur në ballë personin që qëndronte në një karrige me rrota, por nuk e ka fshehur irritimin.

“Mos u bëj egoist! Çfarë po ndodh me ty, pse bëhesh egoist”, i ka thënë ai në spanjisht personit që e tërhoqi.