Një moment ku zemra të ndalet teksa një fëmijë vetëm një vjeç mundohet të mbajë ekuilibrin majë dritares në katin e tretë të një apartamenti, vetëm një minuta para se të shpëtonte.

Pamjet dramatike tregojnë vogëlushin i cili mbahet në dritare dhe mundohet të gjejë ekulibrin, dhe fatmirësisht shmangu një tragjedi të mundshme. 

Ka qënë një fqinj ai që ka xhiruar pamjet, dhe i ka postuar në YouTube. Shërbimi social lokal inspektoi më pas familjen ku jetonte foshnja, në Guara, në periferi të kryeqytetit brazilian, Brasilia.

Gjyshi i fëmijës u kishte thënë se dritarja ka një rrjetë mbrojtëse që nuk duket në video, por që reporterët e vërtetuan në vendin e ngjarjes.