Përfundon në tragjedi një ndeshje në futbollin amator në Argjentinë. Arbitri i takimit, Cesar Flores u vra nga një lojtar pasi ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq. Gjithashtu, lojtari 25 vjeç plagosi dhe një tjetër futbollist, Walter Zarate-n, që fatmirësisht arriti të mbijetojë pas plagës së marrë.

Cesar Flores, 48 vjeç, vdiq pasi u qëllua disa herë, një herë në kokë, qafë dhe gjoks, ka njoftuar policia. Incidenti ndodhi në Cordoba, ku futbollisti e qëlloi gjyqtarin vetëm disa minuta pasi u përjashtua nga takimi për goditjen ndaj një kundërshtari.