Einxhel Shkira moderatorja e In Tv ka dhënë një mesazh ndryshe për Shën Valentin. Ja çfarë shkruan ajo në:
“S’ka gjë më të bukur se dashuria, për këtë jam dakort, por dashuria s’është thjesht një tufë me lule, s’është thjesht një ditë në vit…Dashuria është më shumë se kaq! Për të gjitha vajzat që me padurim presin të marrin tufën e luleve ta postojnë në instagram, dashuria duhet shijuar, dashuria duhet dhënë dhe marrë çdo ditë. Dashuria është kur ai që të nxit të realizosh ëndrrat e tua, është ai që të përkrah në nismat e tua, është ai që të rri pranë kur dështon dhe ai që gëzon me arritjet e tua! Kush të do vërtet s’ta tregon dashurinë thjesht me lule e fjalë, por dhe gatuan për ty kur je e uritur, lan enët kur ti je shumë e lodhur, kujdeset për ty kur ke nevojë, çohet natën të qetësojë fëmijën qe ti të flesh disa minuta më shumë, të thotë çdo ditë sa e rëndësishme është ekzistenca jote dhe 365 ditë të vitit mundohet që bizhuteria jote më e çmuar të jetë buzëqeshja. Mos kërkoni lumturinë në gjëra sipërfaqsore sepse ato mund t’ua japi kushdo që ka mundësi, mos bëni kompromise kundra vetes tuaj vetëm që ai të jetë rehat me ju, mos pranoni çdo kusht të tijin vetëm që ai të mos ju lërë…por mbi të gjitha mos hiqni kurrë dorë së kërkuari atë që ju do ashtu si jeni ju, mos fajësoni veten nëse ai s’ju pranon ashtu si Zoti ju ka bërë, thjesht ai nuk është i duhuri, thjesht s’ju meriton dhe s’është mashkull mjaftueshëm sa të pranoj një femër të zonjën që mund të eci me këmbët e veta pa pasur nevojë të varet nga ai!! Dashuroni shumë por kurrë mos harroni të doni veten...Për ato që mendojnë se mund ta shesin e blejnë dashurinë mund ti jap dhe një nga”lulet”e mia e te fluturojnë të lumtura”