Një grua i preu organin seksual kunatit të saj, i cili e kishte përdhunuar, dhe më pas ia dorëzoi si provë policisë.
Ngjarja ka ndodhur në Madia Pradesh të Indisë, ku gruaja, e shoqëruar në rajon nga 3 fëmijët e saj, u tha policëve se kjo ishte e vetmja mënyrë për të ndaluar kunatin, pasi ai e kishte përdhunuar edhe herë të tjera. Ajo jetonte vetëm me kunatin në shtëpi, pasi bashkëshorti punonte në një qytet tjetër.
Nëna e 3 fëmijëve shpjegoi në polici se kësaj radhe ishte shtirur sikur kishte pranuar për të shkuar me kunatin e më pas ia preu organin gjenital me drapër.
“Times of India” raporton se pas ngjarjes, kunati, nga turpi i madh, vrau veten duke u varur në një pemë afër shtëpisë.