Leo Messi ka gjetur një mënyrë origjinale dhe argëtuese për t’i dhënë fund zërave që kanë qarkulluar në ditët e kaluara në lidhje me faktin se ai kishte blerë një makinë për 32 milionë euro, me saktësisht një Ferrari 355 Sport Scaglietti.
Koleksionisti fatlum nuk ka qenë “Pleshti” dhe konfirmimi për këtë ka ardhur nga vetë ylli i Barcelona-s, i cili ka bërë këtë postim në Instagram: “Ja makina që thonë të gjithë se e kam blerë”, ka shkruar Messi duke mbajtur në dorë një makinë në miniaturë të filmit të famshëm vizatimor “Cars”.