Gazeta e famshme britanike "The Independent", nëpërmjet drejtuesve të saj, ka njoftuar mbylljen e versionit të shkruar dhe përqendrimin e energjive dhe burimeve njerëzore në ofrimin e shërbimit vetëm online. Lajmi është dhënë nga grupi mediatik “ESI”, i zotëruar nga Evgeny Lebedev, miliarderi rus që bleu “The Independent” për vetëm 1 paund.
Ky kalim pa dyshim do të shoqërohet edhe me shkurtime në staf, por ende nuk është përcaktuar saktësisht. “The Independent” në variantin e printuar do të dalë në treg deri më 26 mars. “The Independent” doli për herë të parë si gazetë në vitin 1986 dhe brenda një kohe të shkurtër u bë një ndër gazetat me të rëndësishme dhe burim informacioni dhe referimi për shumë të tjera jo vetëm në Britanine e Madhe, por në mbarë botën.