Lideri i LSMD-së, opozitës maqedonase, Zoran Saev dhe kryeredaktori i televizionit Sitel Dragan Pavlovic Latas, patën një debat të ashpër dhe me fjalë fyese në një përballje televizive. Zaev shkoi për herë të parë pas 10 vjetësh në këtë televizion. Intervista është e tensionuar, saqë gazetari i thotë liderit të opozitës se është bastard. Me të njëjtën fjalë ia kthen edhe politikani. Zaev e akuzoi gazetarin se ai kishte në pronësi 454 mijë metër tokë, me një vlerë prej 7 milionë eurosh. Por gazetari tha se ai po gënjente.
Më poshtë një pjesë e bisedës dhe videoja në transkriptin shqip.
Gazetari: Ju nuk jeni LSMD
Zaev: Po çfarë jemi?
Gazetari: Ju jeni bastard. LSMD është parti!
Zaev: Jo, jo. Bastard më të madh se ti në të gjithë opinionin publik nuk ekziston!
Gazetari: Zoran Zaev, gënjeni. Po gënjeni si turk.
Zaev: 7 milionë euro. Ja lista e kadastrës. 454 mijë metra katrorë pronësi e Latasit.