Konflikti 5-vjeçar në Siri ka rrënuar pasurinë kombëtare, infrastrukturën, institucionet dhe ka rritur ekstremisht numrin e të vrarëve.
Qendra siriane për Politika Kërkimore ka arritur në këtë përfundim, e cila në një raport vlerëson se viktimat e shkaktuara nga lufta, në mënyrë direkte ose indirekte janë rreth 470 mijë, një shifër kjo dyfish më e lartë nga ajo që është shpallur nga OKB 18 muaj më parë.
Gjithsej 11.5% e popullsisë së vendit është vrarë apo plagosur që prej shpërthimit të krizës në mars të 2011-s. Numri i të plagosurve vlerësohet të jetë 1.9 milionë.
Jetëgjatësia mesatare ka rënë nga 70-vjeç që ishte në vitin 2010, në 55.4 në 2015. Në total, humbjet ekonomike, sipas raportit, vlerësohen në 255 miliardë dollarë.