Policia e Athinës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë shqiptarë dhe katër shtetas grekë pasi ishin të përfshirë në një rrjet kriminal droge, të krijuar nga vetë ata. Shtetasit shqiptarë dhe ata grekë bashkëpunonin me një pronar restoranti për dërgesat e drogës. Droga transportohej nga Shqipëria dhe më pas u dorëzohej grekëve për t’u fshehur në restorantin e ndodhur në Athinë. Burimet bëjnë të ditur se bëhej fjalë për lëndë narkotike Cannabis sativa, që vinte nga Shqipëria. Ndërkohë pas arrestimit, në restorant u ushtrua kontroll, ku u gjet 30 kg hashash.
Greqi, arrestohen pesë shqiptarë, ishin pjesë e një rrjeti trafiku droge
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rihapet dosja e Kozeta Hysenit, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999
Rusia përballet me mungesë ushtarësh, analiza e “The Guardian”: Rriten spekulimet për mobilizim të ri, vendim i rrezikshëm
Gjykata franceze del kundër Macron, rrëzon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç: Shkelin lirinë
Protesta e sotme në Tiranë, më e madhja e gushtit





