Çdo veprim i Cristiano Ronaldos ka një jehonë të pabesueshme dhe zgjedhja e tij për të bërë një reklamë në Izrael, nuk ka kaluar nën heshtje. Futbollisti i Real Madrid ka marrë pjesë në një spot publicitar të televizionit kabllor “Hot”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë portugezi në rrjetën social “Twitter”: “Ka zëra se do të bëhem një yll në Izrael. Jo për futbollin, por për reklamën e Hot”. Cristiano nuk shkoi në Izrael, filmimet u bënë në Spanjë. Në reklamë kampioni portugez shkëmben disa batuta me tre komikë nga Izraeli, në dhomat e zhveshjes së një skuadre në periferi, ku portugezi pritet si blerja e madhe e klubit. Ata habiten kur përforcimi është tre herë fituesi i “Topit të Artë”.
Kjo reklamë nuk është pëlqyer nga palestinezët. Njëri prej tyre shkruan: “Me ty e mbyll, tani bëj tifo për Messi”.