Kjo është padyshim java më e vështirë në Indi, pasi kafshë  të egra janë sulur drejt zonave të populluara duke shkaktuar dëme të mëdha.

Pas sulmit nga leopardit disa ditë më parë në një nga shkollat e qytetit, ku u shkaktuan 3 viktima, një tjetër kafshë e eger ka sulmuar qytetin. Këtë radhë bëhet jfjalë për një elefand i cili doli në një lagje në afërsi të West Bengalit duke shkaktuar terror tek banorët. Elefanti shkatërroi pothuajse çdo gjë që i doli para,  mure, baraka dhe automjetet.

“Ne po vlerësojmë dëmet. Elefanti ka shkaktuar shumë rrëmujë, por tani është qetësuar”, tha administratori i zonës Anurag Srivastava. Për fat të mirë  nuk raportohet për viktima. U deshën 4 shigjeta me qetësues për ta zbutur elefantin. Zyrtarët e ngritën atë me një vinç dhe e rikthyen në pyll.

Ditën e dielë një ngjarje e rëndë u shënua, pasi një leopard ka sulmuar një shkollë në Bangalore dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur 3 persona.