Prej disa kohësh, për të denoncuar rastet e dhunës, të shfrytëzimit të fëmijëve apo edhe të këshillit të tyre, gjatë 24 orëve, 7 ditë në javë, në vendin tonë është vënë në dispozicion një numër telefoni falas, 116, i njëjtë me atë të të gjithë vendeve të Bashkimit Europian.
Funksionimi i kësaj linje, një nismë e UNICEF-it dhe Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), u vendos në dispozicion nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë (AKEP).