Një tentativë për të futur mallra të padeklaruara në vendin tonë është goditur në Portin e Durrësit.
Dogana e Durrësit bën me dije se gjatë kontrollit të një automjeti, strukturat e Doganës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, zbuluan mallra që nuk ishin deklaruar sipas procedurave doganore. Bëhet fjalë dy ora dore me mbishkrimin “ROLEX”, si edhe 351 cigare puro të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti, të cilat u sekuestruan.
Dogana dhe policia po vijojnë procedurat për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin e origjinës së mallrave, ndërsa ndaj personit të përfshirë do të ndiqen procedurat ligjore të parashikuara për mosdeklarimin e mallrave në kufi.





