Katër civilë mbetën të vrarë, në Ukrainë, kur një minibus u hodh në ajër si pasojë e një mine tokësore. Mësohet se tre pasagjerë vdiqën menjëherë, ndërsa një tjetër vdiq pak më vonë. Shpërthimi ndodhi rreth 20 km në jugperëndim të Donjetskut, një qytet i kontrolluar nga rebelët separatistë.
Mediat vendase raportojnë se vetëm person i mbijetoi incidentit.
Në Ukrainë, luftimet ende janë duke vazhduar, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të vitit të kaluar, që u nënshkrua në Minsk.