Pas vitesh të tëra presioni për hapjen e një burgu të posaçëm për të vuajtur dënimin të sëmurët mendorë që kryejnë vepra penale, Komiteti Shqiptar i Helsinkit paralajmëroi ngritjen e një padie ndaj Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Strasburg.
Gjashtë vjet pasi nuk ja ka dalë mbanë të ndryshojë situatën, Komiteti Shqiptar i Helsinkit paralajmëron se do të padisë Shqipërinë në Gjykatën Evropiane te te Drejtave te Njeriut për torturë dhe shkelje të të drejtave të njeriut, lidhur me mbajtjen në burgjet e zakonshme të të dënuarve që janë me probleme mendore. Janë 164 persona për të cilët gjykata ka urdhëruar mjekimin e detyrueshëm në një institucion psikiatrik, por këto vendime shkelen haptazi nga shteti, duke qenë se këta shtetas vijojnë të mbahen në një ambient burgu të zakonshëm, pasi në Shqipëri ende nuk ka një institucion të specializuar për këtë kategori.
Marrë nga Top Channel