Pas denoncimit fundjavën e shkuar nga kantautori Elton Deda, në biznesit e të cilit, policia dhe tatimet terrorizuan artistët dhe klientët, ja tek vjen një tjetër rast i ngjashëm nga bashkëpronari i Crazy Calvin. Endri Prifti duket i nervozuar me mënyrën selektive me të cilën po veprohet. Në një reagim të gjatë, vëllai i vogël korçar i qan hallin artistëve dhe jep një sugjerim për rregullimin e proçedurave:

“Keto javet e fundit kane vershuar kontrollet ne klabet dhe lokalet e jetes se nates!
Te pakten, per ata qe punojne naten dhe te tjere qe e shijojne fundjaven, si ne kryeqytet edhe ne rrethe, eshte bere evident ky kontroll. Ok, mund te quhet edhe normale, edhe pse me aksione dhe deri diku agresive, (njelloj si ujku kur ndjek prene…).
Nga 15-20 persona, pa egzagjeruar… "me qellim te qarte ne koken e tyre" dhe mungese te plote tolerance…sikur do i bien shkjaut… dhe jo sikur po shkojne tek bizneset me te veshtira per tu mbajtur dhe jetuar… (vetem se punojne naten, njerezit duhen paguar dyfish dhe trefish…). E njejta llogjike… njelloj si policat qe fshihen rrugeve, per te vendosur gjoba… (ne fakt ata kujdesen per qytetaret e ketij vendi…)! Dua te them disa ide te miat lidhur me kete!
Se pari, dihet konflikti i interesave ndermjet shtetit dhe biznesit ne vendin tone!
Nuk them se shteti nuk duhet te mare ate qe i takon, por ky konflikt interesash, qe me rezulton deri tani i pazgjidhur dhe kohet e fundit edhe me i mprehte dhe i rrezikshem nuk mund te zgjidhet me goditje aksionesh dhe vendimesh me interes te njeanshem…!
Pra, mendoj se, duhet te kete debat dhe mareveshje me interes te ndersjellte, ndermjet shtetit dhe biznesit, jo si hasmi qe te ze pusine… as si hajduti qe vjedh shtepine…
Dhe, qe te jete c'do gje e rregullt, ndoshta, duhen ulur taksat.
Tatimet. Sigurimet. TVSH. Qira. Drita. Uje. Pagat e punonjesve etj etj jane shume pagesa, qe nese ky lloj biznesi, eshte 100% i rregullt me te gjitha, me besoni, nuk mbetet asgje per te sakrifikuar ne jeten e nates.
Ne kete rast e vetmja gje qe mund te beje biznesi, eshte te ngreje cmimet…!
Nuk mund ta beje dicka te tille ne kete moment!! Njerezit nuk kane mundesi te paguajne me shume… Eshte dicka qe duket dhe ndihet nga te gjithe…!
Mos te harrojme edhe nje konflikt tjeter interesash qe lidhet me artistet… kryesisht kengetaret dhe muzikantet profesioniste te ketij vendi, (shumica e te cileve jeton dhe paguhet nga keto biznese…)
Dihet se, ne gjithe boten artistet paguhen mire dhe ata qe mberijne majat behen te pasur…(neper bote e kam fjalen… tregu yne i vogel nuk e lejon kurre kete gje)! Lokalet (bizneset) e nates qe funksionojne me muzike live, problemin financiar dhe ekonomik e kane shume here me te veshtire dhe te nderlikuar. Zakonisht jane rreth 10 deri 15 persona qe performojne (per te mos thene me teper…) dhe te gjithe duhen paguar! Te gjithe kane kerkesat dhe vlerat e tyre… dhe sipas mendimit tim e kane hak lekun, per talentin dhe djersen qe derdhin. E kane hak edhe pjesen "shtese" per sakrificen qe bejne, duke u gedhire dhe lene familjet e tyre, qe pjesa tjete te shijoje dhe argetohet…! Ketu ka vend per nje rishikim te struktures ligjore dhe administrative. Nuk mund te tatohen njelloj, nje biznes me nje Dj (nje person), qofte Club, Kafe-bar apo c'fare do lloji tjeter, me nje biznes qe ka mbi 10-15 veta, kengetare dhe intrumentiste te domosdoshem, per te nxjere nje program…!! Po kur ke te ftuar apo te punesuar kengetare te famshem? Pastaj e kuptoni vete…!! Pjesa me e madhe do te shkarkohet tek konsumatori dhe jeta e nates do te ndrydhet, ashtu si eshte vene re kohet e fundit…! (flasim per Tiranen se, qytetet e tjera rralle e tek mund te kene mundesi te tilla…) Rregullator duhet te jete shteti dhe c'fare do lloj qeverie, por jo me sepate…!! Me njohuri dhe dije…!” përmbyll këngëtari korçar.