Një shofer autobusi ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas goditjes nga një meteorit. Ngjarja e rrallë ka ndodhur pranë një kampusi universitar, në jug të Indisë, në qytetin Vellore. Vdekja e pazakontë nga meteoriti mund të konsiderohet rasti i parë i dokumentuar në histori. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi një gropë të thellë 80 centimetra, pranë së cilës u gjetën pjesë të mbetura të trupit qiellor. Në vitin 2013, një meteorit ra pranë një liqeni në rajonin Çelabinsk të Rusisë, por nuk pati viktima. I ndjeri nga India ka qenë vërtet i pafat pasi, sipas astronomëve, probabiliteti për t’u goditur nga një meteorit është 1 në 700 mijë.
Indi, ngjarje e rrallë, shoferi i autobusit vritet nga një meteorit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tepelenasi tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati 30-vjeçari
Kujdesi për veshkat te pacientët me kancer metastatik të fshikëzës urinare/ Shenjat që nuk duhen neglizhuar
“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, gazetarja zbulon komunikimin me Shehajn
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë





