Ishte Beyonce e cila mbushi pushimin e ndeshjes së Super Bowl-it. Këngëtarja me famë botërore u ngjit ne skenë së bashku me grupin Coldplay dhe këngëtarin Bruno Mars, duke dhuruar një spektakël të vërtetë për publikun.
Në “Levi’s Stadium” të Santa Klarës, Beyonce ishte veshur si Michael Jackson në Super Bowl-in e vitit 1993, ndërsa trupa e saj e baletit ishte veshur si anëtarët e grupit të armatosur të të drejtave të njeriut, Black Panthers.
Beyonce e nisi performancën e saj me hitin e vjetër “Run the World (Girls)”, para se të bashkohej në skenë nga Coldplay, ku së bashku kënduan “Viva la Vida”.
Coldplay vazhduan të këndonin të vetëm në skenë disa nga këngët e tyre më të famshme, pas performancës me 34-vjeҫaren.