Të ardhurat në buxhet pritet të marrin goditje edhe këtë vit nga ulja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Nga Korça, ministri i financave Shkëlqim Cani tha se nuk pritej që rënia e çmimit të arit të zi të vazhdonte edhe këtë vit. “Përsëri edhe ky vit hyn me një goditje tjetër që morrëm nga çmimi i naftës, – tha ministri Cani. – Përsëri nuk e kishim parashikuar se çmimi i naftës do të ulej në këto përmasa që është ulur tani. Përsëri ajo jep goditje në të ardhura.”

Por, sipas Canit, mungesa e të ardhurave nga rënia e çmimit të naftës do të kompensohet nga aksioni kundër informalitetit. "Megjithatë ne mendojmë që sivjet edhe pse kemi këtë goditje si rezultante e një sërë masash të tjerë, që ne e quajmë aksioni kundër informalitetit, do të japë efektet e veta përgjatë vitit 2016 edhe më të mëdha se sa kanë qënë në vitin 2015," – vijoi Cani.