Pas Zvicrës, një tjetër shtet në Evropë po planifikon t’u ofrojë qytetarëve të tij të ardhura mujore pa qenë në punë.
Një sondazh i kryer nga Instituti finlandez i Sigurimeve Shoqërore, tregoi se 69% e mbështesin planin themelor të të ardhurave. Ky propozim përfshin të drejtën e çdo finlandezi për 800 euro të ardhura pa taksa çdo muaj, e cila do t'i kushtojë qeverisë 52.2 milionë euro në vit.
Qeveria e vendit do të marrë një vendim përfundimtar mbi këtë propozim në nëntor të 2016-s.
Zvicra ishte e para që mendoi për të hedhur për votim propozimi për t'i paguar të gjithë qytetarët e saj me 2235 euro (1,700 paund) në muaj, pavarësisht nëse ata janë në punë ose jo.