Sekreti i Leiçcesterit të mrekullive qëndron në një mbret të Anglisë që ka vdekur 500 vjet më parë, eshtrat e të cilit janë gjetur katër vjet më parë në një parking të qytezës East Midlands.

Në shtatorin e 2012 një grup arkeologësh ekzaminoi eshtrat e gjetura që rezultuan të ishin të mbretit Rikard III, mbreti i fundit I dinastisë së Plantagenetëve. Një zbulim që përkoi me rilindjen e klubit lokal, siç raporton tabloidi anglez The Sun. Nëse para këtij zbulimi historik Leicester kishte një rekord fitoresh prej 32 për qind, pas zbulimit ndryshoi gjithçka. 

Eshtrat e Rikardit III u varrosën pranë katedrales së qytetit, 2 kilometra larg stadiumit të Leicester. Përqindja e fitoreve çuditërisht që prej asaj kohe shkoi në 62 për qind. Asnjë klub tjetër në Premier Ligë nuk ka pasur një rekord më të mirë në 10 muajt e fundit.