Vijojnë denoncimet me pamje filmike për problemet e rënda që ka sistemi shëndetësor në Shqipëri.

Kësaj here, sipas qytetarit që ka përcjellë videon te faqja “Jeta osh qef”, autoambulanca në Tiranë u vonua 40 minuta dhe mjeku i “premtoi” me ironi qytetarit që u ankua, se herën tjetër do të vonohen 1 orë.

“Kur në qendër Tiranës vjen për një ore, mund ta imagjinoni vetë çfarë ndodh në rrethe”, shkruan “Jeta osh qef”.