Autoritetet kineze arrestuan 21 persona të dyshuar për mashtrimin e 900 000 investitorëve në shuma që i kalojnë 7,6 miliard dollarët, një ndër rastet më të mëdha të mashtrimit financiar që ka parë ndonjëherë vendi. Ezubao, një kompani kreditimi, u kishte premtuar investitorëve fitime midis 9 dhe 14.6 përqind në vit për paratë e tyre, shumë më të larta se ato të ofruara nga bankat kineze. Por, sipas medias shtetërore kineze, 95 përqind e projekteve që pretendonte se financonte Ezubao ishin të rreme. Autoritetet thonë se kjo firmë, me qendër në provincën Anhui, dhe e drejtuar nga 34-vjeçari Ding Ning, përdorte paratë e investitorëve të rinj për të paguar borxhet e vjetra.
Kinë, arrestohet 21 persona, skemë piramidale prej 7 miliardë dollarë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit