Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, teksa mori pjesë në një konferencë mjekësore pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tha se gjatë vitit të kaluar u rrit cilësia e medikamenteve në qarkullim. “Nëqoftëse në vitin 2013, midis 170 milion eurove, barnat origjinatorë përbënin vetëm 35 përqind të sasisë së importit, në 2015 ato janë 56 përqind, – tha ministri Beqaj. – Pse ndodhi kjo? Sepse ne kishim një situatë krejt anormale në Shqipëri. Vetëm Shqipëria dhe Meksika ishin dy vendet e vetme në botë, ku gjenerikët ishin më të shtrenjtë se origjinatori përkatës, nga të cilët kishin marrë formulën e principit aktiv. Çfarë ka sjellë kjo? Më shumë barna në spitale, më shumë barna në listën e rimbursimit, duke mbajtur pak a shumë të njëjtin nivel fondesh të shpenzuara.”
Shëndetësia, Beqaj: Në 2015, rritëm cilësinë e medikamenteve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
OKB paralajmëron rritje alarmante të dhunës në Rripin e Gazës, incidente në nivel rekord që nga armëpushimi
Helm për minjtë në ushqimin “HiPP” për foshnje, çfarë dihet për rastin dhe si ta dalloni kavanozin e kontaminuar?!
Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja
Horoskopi ditor, e mërkurë 22 prill 2026





