Deri në 2013-n, sektori i ndërtimit ishte lider në të ardhurat që siguronte për buxhetin e shtetit. Në vitin 2015, vetëm 6% është volumi i të ardhurave që derdhen nga ky sektor, në degën e Tatim-Taksave. Madje karakteristikë për Durrësin është se subjektet e ndërtimit shfaqen debitore të mëdha në degën e Tatimeve në Durrës, çka do të thotë se ndërtuesit, nuk kanë më para as të paguajnë detyrimet e tyre. Të dhënat vijnë nga drejtoresha e Tatim-Taksave në Durrës, Valbona Sako në një prononcim për “DurrësLajm”.

Pozicionet e sektorëve kanë ndryshuar nga viti në vit. Në vend të parë është shërbimi me 50%, 18% prodhimi ky hyjnë edhe call center-at,10% janë të ardhurat nga ndërtimi, 6 % nga ndërtimi, 8% nga inertet, 18% nga tregtia, për vitin 2015.

Bllokimi i sektorit të ndërtimit ka sjellë jo pak pasoja negative në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Deri 2 vjet më parë, lokomotivë e zhvillimit ekonomik në qytetin bregdetar të Durrësit ishte pikërisht sektori i ndërtimit, që tërhiqte pas, një sërë biznesesh të tjera. Aktualisht me mijëra apartamente në të gjithë Durrësin janë të pashitura, çmimet janë të larta, ndërtuesit janë tërësisht të bllokuar, ndërsa barra e ekonomisë i ka rënë tregtisë dhe shërbimeve. 

K.H.