Një mësuese në një shkolle të mesme në Las Vegas u arrestua pasi u zbulua se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një nxënës 16 vjeçar.
Gillian Lafav (25 vjeç) është arrestuar pasi policia ka parë shikuar pamjet filmike të siguruara nga kamera e sigurisë së shkollës.
Detektivët kanë mbetur të shokuar kur ata zbuluan se Gillian me adoleshentin kishin shkëmbyer rreth 13 mijë mesazhe, shumica e të cilëve ishin me përmbajtje seksuale.
Policia beson se çifti ishin së bashku prej disa muajsh.
“Nuk është e mundur që të dërgohen aq shumë mesazhe në një kohë të shkurtër”, ka theksuar policia e Las Vegas.
Lafav u lirua nga paraburgimi me kusht, dhe do të paraqitet në gjykatë përsëri në mars.