Një tjetër tragjedi shënohet në Egje, ku këtë të enjte janë zbuluar në ujërat e ishullit grek të Samosit, trupat e pajetë të 12 refugjatëve.
Sipas medieve greke, 10 persona u shpëtuan, ndërsa 12 trupa, mes të cilëve edhe 8 fëmijë, u gjetën të pajetë. Duke cituar rojet bregdetare, mediet vendase shkruajnë se varka e tyre është përmbysur gjatë orëve të natës.
Në dy ditët e fundit kjo tragjedi është e dyta, pasi ditën e mërkurë një tjetër varkë u përmbys në ujërat e ishullit Kos, duke lënë 7 të vdekur, mes të cilëve edhe 2 fëmijë.