Ministrja franceze e drejtësisë Christiane Taubira ka dhënë dorëheqjen, pasi nuk arriti të pengojë miratimin në parlament të disa ligjeve, të cilat parashikojnë deri edhe heqjen e shtetësisë franceze për personat që gjenden fajtorë për akuza të lidhura me terrorizmin. Ajo i ka dorëzuar detyrën ministrit të ri Jean-Jacques Urvoas.
Kryeministri Manuel Valls nuk hori dorë nga qëndrimi për të paraqitur para deputetëve tekstin përfundimtar të projektligjit për reformën kushtetuese mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe heqjes së statusit të shtetësisë.
Që prej 13 nëntorit të vitit të kaluar, Franca është ende nën pushtetin e gjendjes së jashtëzakonshme. Grupe të të drejtave të njeriut kanë kërkuar që ajo të shfuqizohet tashmë, por kryeministri Valls ka deklaruar se sot se gjendja e jashtëzakonshme do të qëndronte në fuqi për sa kohë do të ishte e nevojshme.
Pas dorëzimit të detyrës, ajo u largua me biçikletë nga Ministria e Drejtësisë, ashtu siç edhe kishte ardhur.