Rusia i ka dërguar një mesazh Arabisë Saudite, ku i kërkon të heqë dorë nga financimi i terrorizmit. Në rast të kundërt, do të përballet me bombardimet ruse. Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin ka thënë se “liderët sauditë kërkojnë të mbajnë pushtetin dhe të rrisin ndikimin në rajon duke destabilizuar vendet fqinje.”

Më herët edhe Putin kishte kërkuar nga sauditët që të heqin dorë nga mbështetja e terrorizmit. “Këshilloj sauditët që gjenden në Siri të heqin dorë nga komplotet e tyre dhe financimi i terrorizmit, ndryshe do të ekzekutohen pa pikë mëshire,” – ka thënë presidenti rus. Ai ka lëshuar edhe një kërcënim ndaj sauditëve, që mund të jetë një pikënisje konflikti. “Nëse Arabia Saudite vijon të financojë terrorizmin, do t’i bombardojmë aq shumë sa t’i kthejmë në epokën e gurit,” – ka shtuar Putin.