"Jam munduar gjithmonë të bëj një ndryshim të madh në industrinë e muzikës tonë, duke menduar kështu, është punuar për të bërë performanca të mira e për të sjellë risi në stilet muziore", kështu shprehet Elvana Gjata në bisedën e saj për këtë fillimvit se si ka qenë viti i kaluar për të si këngëtare.

Ajo, përmes muzikës që bën, mundohet që të përçojë gjëra pozitive te njerëzit. ‘’Puna qëndron se unë vij prej njerëzve, ua njoh shqetësimet, gëzimet e lumturinë, sepse jam njëra prej tyre. Duke qenë kështu, mundohem t’i shikoj gjërat pozitivisht. Mundohem që me muzikën që bëj, të përçoj dicka pozitive, jeta ka gjëra jo të bukura, por unë nxjer atë pjesën më të mirë’’, shprehet Elvana, e cila përveç muzikës që bën, është edhe një humaniste e madhe, por gjërat i bën në fshehtësi.

‘’Mua më ka pëlqyer gjithmonë që gjërat e mira t’i bëj në fshetësi dhe kështu kam vepruar. Kam bërë ato gjëra që më kanë prekur, por nuk kam dashur t’i përmend. Mua kështu më pëlqen, të jem e mos t’i them, nuk bëj gjëra për show. Në këto raste, ndjesia është e papërshkrueshme, një lumturi, ndihem shumë më mirë kur bëj dikë të lumtur’’, shprehet më tej këngëtarja e njohur.

Ajo ka kohë që nuk flet mbi jetën private, edhe pse është përfolur shumë. Çdo mashkull që shfaqet në krah të saj përbën lajm, por asnjëri nuk e ka fituar zemrën e këngëtares.

‘’Nuk e bëj se është një zgjedhje e imja, jam një njeri që dashurinë më të madhe ia kam dhënë jetës artistike e nuk flas për jetën private. Në fakt, nuk ka pasur ndonjë gjë për të ndarë me publikun, nuk jam njeri pa ndjenja, gjatë jetës sime kam dashuruar dhe do dashuroj.

Nuk dua të bëj misteriozen, mashkulli që do bëj publik, do jetë një person që do ta ndaj jetën time me të, partneri i jetës sime, nuk ka ardhur akoma ajo kohë. Dua që ai të jetë njeri me humor, shumë serioz, me zemër të madhe, me botë të madhe’’, thekson në fund Elvana./ Ekspress