Kishte fytyra të habitura në Manchester, kur trajneri i “Citizens” deklaroi se aktivizimi i Joe Hart ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi, kjo do të thoshte një aktivizim të rrallë të Richard Wright. Portieri gjendet në Manchester prej dy vitesh dhe është ulur në stolin e City-t vetëm dy herë. Mesa duket kjo nuk e shqetëson shumë portierin, sepse ai merr përherë shpërblime sa herë qe udhëton me ekipin, gjë që e bën shpesh.
Ai përdoret për të ndihmuar portierin e parë Joe Hart gjatë nxehjes përpara ndeshjes. Wright është mbajtur në ekip për arsye se Pelegrini nuk donte të shpenzonte shumë para për portierin e tretë, gjithashtu vlerëson eksperiencën e veteranit, si dhe gatishmërinë e tij kur të ishte nevoja. Gjë që nuk ka ndodhur deri tani, por City ka një plan për Wright, ai është i përshtatshëm për t’u bërë trajner portierësh në të ardhmen.
Ndërkohë ai po shijon praninë e yjeve si Yaya Toure, David Silva dhe Sergio Aguero në dhomat e zhveshjes. Përgatitjet para-sezonale e çuan atë në Australi, Vietnam dhe më pas në Toronto të Kanadasë, pa harruar edhe udhëtimet e shpeshta nëpër Evropë për ndeshjet e Champions League. Aspak një jetë e keqe për portierin veteran, i cili udhëton vetëm “First Class” dhe merr një rrogë vjetore rreth 400,000 euro.