Celine Dion u shfaq e dërrmuar në ceremoninë e funeralit të bashkëshortit të saj, Rene Angelil, i cili vdiq nga kanceri në moshën 73-vjeçare.
Këngëtarja vendosi të mbajë hapur arkivolin e bashkëshortit të saj, në mënyrë që të gjithë miqtë, familja por edhe fansat e tij të mund të përshëndeteshin për herë të fundit me Rene-në.
Ajo qëndroi përkrah të shoqit të shtrirë në arkivolin e hapur, teksa i vendoste atij dorën herë pas here në sup. Në varrim morën pjesë qindra njerëz.
Kjo ishte tragjedia e dytë për Celine, pasi vetëm dy ditë pas vdekjes së bashkëshortit, ajo humbi dhe vëllanë e saj, po ashtu i sëmurë nga kanceri.