2015 ka qenë viti më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve të klimës, 136 vjet më pare, sipas të dhënave zyrtare.

Ky pretendimi është certifikuar sot nga NOAA, Agjencia Amerikane e Atmosferës dhe Oqeaneve, si dhe MetOffice, Zyra Britanike e Metereologjisë. 

Rekordin përpara tij e mbante viti 2014. Praktikisht, dy vitet e fundit janë më të nxehtat e dokumentuara ndonjëherë. Kjo valë globale nxehtësie i atribuohet El Ninos, për shkak të të cilit në vitin 2015 temperatura mesatare e planetit u kalua me 0.16 gradë. 

Ky rekord duket i destinuar të mos zgjasë shumë, pasi MetOffice thotë se 2016-ta ka për të qenë akoma më i ngrohtë, pavarësisht faktit që El Nino këto muajt e fundit duket të ketë arritur pikun e tij.