Fansat e saj shtangën kur panë këto foto, pa mësuar ende se në fakt është pamja e re që aktorja Penelope Cruz do të ketë në filmin e rradhës ku tregon historinë e vërtetë të një gruaje që përballet me kancerin.
Në këtë film Cruz luan rolin e një mësueseje të papunë, nënë e një djali, e cila preket nga kanceri.
“Ky rrol është i rëndësishëm për mua, por më duhet të them se në asnjë moment nuk jam ndier e shqetësuar se pse nuk po dukem bukur. Ky rrol përfaqëson të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje dhe kjo është e rëndësishme për mua”, ka shtuar Cruz.