Duke filluar nga data 25 janar, 27 shërbime që kryheshin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të kryhen te noteri. Veprime të tilla si, regjistrimi i pronës, lëshimi i kontratës së qirasë, certifikata e verifikimi i pronësisë etj., do të bëhen nga noterët përmes një sistemi të ri online, i cili përshpejton procedurat, njëkohësisht shmang edhe radhët në sportel.

Projekti është prezantuar dje nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kryetarja e Dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi dhe drejtori i Hipotekave, Ilirjan Muho. Fillimisht, projekti i ri do të zbatohet nga noterët e Tiranës, e deri në fund të muajit shkurt, procesi do të aplikohet në të gjithë vendin.

          Lloji i shërbimit  –  Tarifa    

1 Regjistrimi i akteve noteriale që lidhen ndërmjet zhvilluesit të pronës dhe pronarëve të pasurisë apo me subjektet e treta      –           3,500 lekë

2 Regjistrimi i kontratave të shitjes   –  3,500 lekë

3 Regjistrimi i kontratave të dhurimit         –        3,500 lekë

4 Regjistrimi i deklaratës për heqje dorë nga pronësia  –  800 lekë

5 Regjistrimi i kontratës së shkëmbimit       –       3,500 lekë

6 Regjistrimi i kontratës se qirasë apo nënqirasë     –         3,500 lekë

7 Regjistrimi i aktit të trashëgimisë   –   700 lekë

8 Konsultimi i kartelës së pasurisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme     –       700 lekë

9 Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme  –  600 lekë

10 Informacioni zyrtar i pasurisë për individët dhe Institucionet  –  700 lekë

11 Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale     –      1,000 lekë

12 Lëshim kopje kartele të pasurisë   –   1,000 lekë

13 Lëshim certifikate pronësie       –        1,500 lekë

14 Lëshim vërtetim pronësie  –  1,500 lekë

15 Lëshim i një certifikate të re kur ka humbur apo është dëmtuar certifikata e marrë      –       800 lekë

16 Regjistrimi i aktit noterial për pezullimin e veprimeve të regjistrimit     –    900 lekë

17 Regjistrim/ndryshim/shuarje Servituti      –       900 lekë

18 Regjistrim i kontratës së shitjes, kontratës shkëmbimit dhe kontratës së dhurimit me rezerve/kusht të pasurisë së paluajtshme       –          900 lekë

19 Regjistrimi i prokurës     –     900 lekë

20 Korrigjim gabimesh në kartelë      –    700 lekë

21 Korrigjim gabimesh në hartën kadastrale    –   700 lekë

22 Korrigjim gabimesh në certifikatën e pasurisë së paluajtshme   –  700 lekë

23 Regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1.000.000 lekë        –       7,500 lekë

24 Regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1.000.000 – 10.000.000 lekë    —  15,000 lekë

25 Regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë mbi 10.000.000 lekë            –     25,000 lekë

26 Regjistrimi apo fshirje e kontratave të tjera të hipotekës      –      1,000 lekë

27 Regjistrimi apo fshirje e hipotekës ligjore    –   1,000 lekë