Një sulm i armatosur në një prej universiteteve në Pakistan ka lënë të vdekur të paktën 20 persona dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur. Studentë dhe pedagogë ndodheshin në ndërtesën e universitetit “Bacha Khan” në Charsadda, në momentin kur një grup personash të armatosur kanë sulmuar universitetin.
Në momentin e sulmit kishte më shumë se 3000 studentë dhe 600 vizitorë brenda kampusit, të cilët ishin të pranishëm për një recital poezie në përkujtim të ditës së vdekjes së aktivistit Bacha Khan.
Trupat e ushtrisë kanë rrethuar zonën, ndërsa një helikopter ushtarak ka kontrolluar situatën nga ajri.
Nuk dihet me saktësi numri i personave që kryen sulmin, por dyshohet se dy prej tyre kanë mbetur të varë.
Fillimisht, militantët kanë vënë eksplozivë në universitet para se të hynin brenda rreth orës 09:30 me orën lokale.