Një i ri shqiptar 22-vjeçar ka humbur jetën nga orteqet e borës, në Francë. Ai ishte pjesë e një reparti të Legjionit të Huaj, të Forcave të Armatosura të Francës, që kishin shkuar për stërvitje në rajonin alpin të Vajfrejus. Orteku shkaktoi pesë viktima dhe të 10 të plagosur mes ushtarëve të repartit të Legjionit të Huaj.

Kryeministri francez Manuel Valls, në një mesazh në Tëitter, tha se Franca ishte e pikëlluar për humbjen e pesë legjionarëve.

Mësohet se identiteti i shqiptarit ka inicialet D. H.