Por, në ndryshim nga ato thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë mediave, shqiptarizmi i Lord George Robertson, sekretar i përgjithshëm i NATO në vitet 1999-2004, është pranuar nag ai vetë, në bazë të analizave të ADN.
Lord Robertson është duke zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku edhe mbajti një leksion para studentëve të Kolegjit Universum, në Prishtinë. Gjatë bisedës së tij me studentët, ai ka folur me admirim për ato që ka arritur Kosova që nga viti 1999 deri sot. Pikërisht para studentëve, ai ka thënë edhe se ka prejardhje shqiptare nga ana e familjes së babait. Ai tha se një test i ADN, të cilin e kishte bërë kohë më parë, ka zbuluar se një përqindje e gjeneve nga ana e babait janë shqiptare.
Megjithatë, Lord Robertson tha se nuk kishte qenë në dijeni për këtë sa kohë ishte sekretar i përgjithshëm i NATO.