Lagjja numër 6 në Durrës, nga sheshi “Pranvera” në drejtim të rrugës “Kasem Durrësi”, ka nevojë për ndërhyrje konkrete në investime. Ndonëse në zemër të qytetit bregdetar, kjo lagje vetëm gjeografikisht mbetet e tillë. Në rrugicat e brendshme, për vite me radhë nuk është vënë dorë, ndërsa uji e pellgjet edhe në kohë të thatë janë prezente.
Mungesa e investimeve ka sjellë edhe mbylljen e aktiviteteve të biznesit, ndërsa banorët e lagjes kërkojnë që bashkia në buxhetin e 2016-s, të planifikojë investime për lagjen 6.
Infrastruktura e dëmtuar është problemi kryesor, në disa prej lagjeve të brendshme të qytetit.
K.H.