Është një rreng i bukur matematikor, që po shkakton habi, por edhe kënaqësi.
Me një formulë të thjeshtë matematikore, synohet që të gjeni numrin e këmbës dhe moshën ekzakte.
Fillimisht pyesni dikë për numrin e këmbës.
Më pas shumëzoje këtë me pesë.
Shumës shtoji numrin 50.
Këtë shumë shumëzojeni me 20.
Më pas shtoni numrin 1015.
Në fund, zbrisni nga kjo shumë vitin e lindjes suaj.
Ajo që do mbetet është një shumë që tregon numrin e këmbës dhe moshën.
Rrengu funksionon, nuk ka rëndësi nëse numrin e këmbës e masni me përmasat amerikane, europiane apo britanike.
Megjithatë, nuk funksionon nëse ditëlindjen e keni bërë tashmë që këtë vit, ose nëse jeni mbi 100 vjeç.
Gazetarja Carol Vorderman, e apasionuar pas matematikës, thotë se i pëlqen shumë ky rreng simpatik.