Çmimi i naftës bruto ka prekur pikën më të ulët që nga viti 2003, në masën 28 dollarë për fuçi. Ndërkohë, heqja e sanksioneve ndaj Iranit ka bërë që sot Teherani të njoftojë rritjen e prodhimit edhe me 500 mijë fuçi në ditë.

Përfaqësuesit e Iranit në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës kanë kërkuar dje që vendit të tyre t’i njihen kuotat e shitjes, të përcaktuara para vendosjes së sanksioneve.

Sipas analistëve, çmimi i naftës do të vazhdojë të ulet dhe mund të arrijë deri edhe në 18 dollarë për fuç. Megjithatë, shpejt ai do të stabilizohet në afro 40 dollarë për fuçi. Analistët theksojnë se, me rritjen e dobët ekonomike në botë, nafta kurrë nuk do të arrijë më çmimin e 145 dollarëve për fuçi, që u regjistrua në vitin 2008.