Të gjendura përballë mungesës së parave, vitet e fundit qeveritë kanë preferuar që një sërë shërbimesh publike t’i kalojnë tek privatët, si konçesione apo forma të tjera të parnteritetit publik-privat. Sipas një raporti të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, deri më tani Shqipëria ka nënshkruar të paktën 55 marrëveshje të partneritetit publik-privat.
Por, ndonëse në fillim këto marrëveshje nuk kërkojnë investime nga paratë publike, pasi kryhen nga privatët, herët a vonë qytetarët dhe buxheti duhet të paguajnë për to. Në shumë nga këto konçesione, qeveria ka marrë përsipër të kompensojë privatët nëse këta nuk arrijnë fitimin e synuar dhe kostoja është duke u rritur me shpejtësi. Sipas FMN, vetëm nga 55 konçesionet e firmosura deri më tani, buxheti ka krijuar angazhime apo detyrime sa 7 për qind e Prodhimit Brendshëm Bruto.





