Moderatorja e emisionit "Fiks Fare", Fiori Dardha, ka reaguar pas ngjarjes në Teatrin Kombëtar, ku drejtuesi i këtij institucioni sulmoi fizikisht dhe nxorri me forcë jashtë, gazetarin e Abc News. Sipas asaj që shkruan prezantuesja e Fiks-it, drejtori Hervin Çuli njihet si një njeri konfliktual. Fiori Dardha thotë se nuk ka marrëdhënie personale me asnjë nga palët e përfshira, por pyetjet që ajo ngre, duket sikur hedhin dritë mbi vorbullën e thashethemeve të ngritura për këtë rast. Gazetarja shkruan se asnjë aktor nuk ka dalë e të pohojë se Eni Shehu ka ngacmuar apo provokuar aktorët, pretendim ky i Hervin Çulit, për të arsyetuar dhunën që ushtroi ndaj gazetarit. Lexoni më poshtë reagimin e Fiorit në IG:

"Nuk e njoh personalisht drejtorin e Teatrit Kombetar. Mund te kem shkembyer ndonje pershendetje, ose t'i kem "rrembyer" ndonje deklarate ne kohen qe beja emisionin "Bla bla bla", si regjisor ose, ndoshta, si pjese e KOP-it e ideator te fushatave elektorale.

Si regjisor e njoh disi me shume, sepse i kam pare disa shfaqe.

Nuk e di pse emrin e Culit me shume e lidh me histori debatesh e konfliktesh.
Ndoshta eshte natyra tij qe krijon potere, ndoshta eshte zgjedhje, ndoshta i bien vertet ne qafe… kete nuk e di!

Di me siguri qe me shume e njoh per zhurmen qe krijon, sesa per ate qe realisht ben.

Pasi mesova per konfliktin me gazetarin e ABC News (te cilin me shume e njoh nga reportazhet gjate stines se veres e ndonje shkrim shpotites tek lapsi.al), duke qene se asnje pale nuk me krijon besim maksimal, me linden disa pyetje. Sigurisht qe pyetjet e mia nuk kane lidhje fare me faktin se drejtori Culi dorezon, bordi qe ka zgjedhur vete e nxjerr fitues e me pas zbaton nje projekt si regjisor ne institucionin qe ai drejton.

Thjesht jam kurioze te di:
Si nuk doli nje nga aktoret qe te pohoje hapur se eshte ndjere i provokuar e i bezdisur nga gazetari/aktor?

Ta zeme se vertet gazetari ka shkaktuar probleme. Drejtori duhet te merrej me shoqerimin e tij jashte dyerve te institucionit? Nuk ka staf Teatri Kombetar?

Ta zeme se drejtori Culi, (duke qene se eshte dhe regjisor i shfaqes), ka qene i ngarkuar emocionalisht dhe sigurisht i stresuar per shfaqen dhe kesisoj e ka shkarkuar ngarkesen tek gazetari/aktor. Kur nuk e perballon dot kete ngarkese, a nuk duhet te zgjedhe te beje o drejtorin, o regjisorin?
P.S: Pershtypjen per shfaqen, do e jap pasi ta shoh.
Suksese trupes!"