Ndodh edhe që të harrosh gruan apo nënën diku dhe të mos e vësh re mungesën e saj për kilometra të tëra.
Një burrë i quajtur Walter, harroi të shoqen në një pikë karburanti, i cili po udhëtonte drejt Argjentinës, pas pushimeve në Brazil. Ai shkoi në tualet pasi kishte mbushur makinën e tij, ndërsa e shoqja, Claudia, e cila ishte në sediljen e pasme të makinës duke fjetur, hyri në dyqan për të blerë biskota në momentin që ai shkoi në tualet.
Por mirë burri që nuk e vuri re mungesën e së shoqes, por as të birit 14-vjeçar të çiftit nuk i ra mendja. Ai po luante me celular në sediljen e përparme të makinës. Ata kuptuan gjithçka pasi kishin udhëtuar rreth 100 kilometra.
Mediet lokale shkruajnë se gruaja ishte shumë e zemëruar dhe menjëherë sapo ishte rikthyer i shoqi, ajo kishte filluar të shqelmonte makinën dhe t’i bërtiste atij.