Kompania ajrore turke Turkish Airlines ka njoftuar anulimin e 246 fluturimeve në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit, si kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare, në hyrje dhe në dalje. Anullimi i fluturimeve prek edhe pasagjerët që do të nisen nesër nga Aeroporti i Rinasit.
Autoritetet turke kanë njoftuar se Stambulli dhe aeroportetet e tij janë përfshirë nga moti i keq, me stuhi shiu dhe bore. Kjo ka sjellë anullimin e mjaft fluturimeve. Sot, në Stamboll ishin pezulluar 95 fluturime, hyrëse dhe dalëse.
Për nesër është njoftuar pezullimi i 246 fluturimeve, hyrëse dhe dalëse. Mes tyre në listën e shpallur nga Turkish Airlines është fluturimi nga Rinasi për në Stamboll. Turkish Airlines njofton pasagjerët të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre në faqen e tyre zyrtare të internetit, turkishairlines.com.