Kryeministri serb Aleksandar Vucic, duke folur sot në Beograd para forumeve të Partisë Përparimtare Serbe, ka deklaruar se do të kërkonte zgjedhje të parakohëshme, duke ftuar njëkohësisht forcën e tij politike ta mbështetste në këtë qëndrim.
“Është vendimi im, që të shkojmë në zgjedhje për të ardhmen e Serbisë, – ka thënë Vucic. – Serbisë i duhen edhe katër vjet stabilitet dhe një mandat të plotë me përkrahje të fuqishme deri më 2020 në mënyrë që të jetë e fortë ekonomikisht para Bashkimit Evropian… dhe për këto arsye unë kam vendosur të shkojmë në zgjedhje.”
Partia Përparimtare Serbe fitoi bindshëm zgjedhjet e marsit të vitit 2014 dhe, sipas sondazheve, vazhdon të gëzojnë përkrahje të fuqishme popullore. Përmes zgjedhjeve, kryeministri Vucic synon të marrë një mandat më të fuqishëm për të aplikuar reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Gjasat janë që, në vitin 2020, Serbia të jetë shumë afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.